
Ne besojmë tek
Mirësia
Kush jemi ne?
Sach Foundation është themeluar nga kompania SachPizza & SachCaffe, si një iniciativë që mbështet komunitetin tonë përmes ndihmës konkrete, edukimit, dhe zhvillimit social. Ne besojmë se çdo biznes i suksesshëm ka detyrë të japë mbrapsht për komunitetin që e ka përkrahur.

MISIONI YNË
Të krijojmë mundësi për të rinjtë, të ndihmojmë familjet në nevojë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë përmes veprimeve të vogla, por me ndikim të madh.

ÇFARË MBËSHTESIM?
Edukim & Trajnime
për të rinjtë
Ne financojmë bursa, ofrojmë trajnime praktike dhe mundësi punësimi për të rinjtë e talentuar.
Ushqim & Ndihma për familjet Në nevojë
Për çdo muaj, Sach Foundation shpërndan ushqim dhe ndihma bazë për familjet që përballen me vështirësi ekonomike.
Mbështetje për shkolla, kopshte dhe çerdhe publike
Ne ndihmojmë me materiale mësimore, lodra edukative dhe pajisje të domosdoshme për ambient më të mirë për fëmijët.
Projekte për mirëqenie mendore dhe emocionale të fëmijëve
Organizojmë punëtori, aktivitete krijuese dhe ditë gëzimi për të përforcuar vetëbesimin dhe lumturinë tek fëmijët.
Mbështetje për fëmijët me autizëm
Bashkëpunojmë me qendra dhe organizata që punojnë me fëmijë në spektrin autik duke ofruar ndihma materiale dhe aktivitete integruese.
Përkrahje për organizatat e personave me aftësi të kufizuara
Ndihmojmë me pajisje, aktivitete sensibilizuese dhe përfshirje në jetën publike e sociale.
Mbështetje për komunitetet jo-shumicë në Kosovë
Besojmë në barazi dhe përfshirje për të gjithë. Ndihmojmë komunitetet jo-shumicë përmes ndihmës humanitare, edukimit dhe përfshirjes në tregun e punës.
Si financohet
Sach Foundation?
Sach Foundation financohet përmes:
Një përqindje të xhiros mujore të SachPizza & SachCaffe
Donacione nga partnerët tanë dhe klientët tanë të dashur
Evente dhe aktivitete bamirësie që organizojmë gjatë vitit
Bëhu pjesë edhe ti!
Nëse dëshiron të kontribuosh, të bëhesh vullnetar apo partner në ndonjë projekt tonin, na kontakto në:
foundation@sachgroup.com
Ose plotëso formularin në këtë Link
NISMAT TONA TË FUNDIT

Traditional Soft Pretzels with Sweet Beer Cheese

My Favorite Easy Black Pizza Toast Recipe
